A 12-year-old app developer | Thomas Suarez

A 12-year-old app developer | Thomas Suarez



Most 12-year-olds love playing videogames — Thomas Suarez taught himself how to create them. After developing iPhone apps like “Bustin Jeiber,” a whack-a-mole game, he is now using his skills to help other kids become developers. (Filmed at TEDxManhattanBeach.)

TEDTalks is a daily video podcast of the best talks and performances from the TED Conference, where the world’s leading thinkers and doers give the talk of their lives in 18 minutes (or less). Look for talks on Technology, Entertainment and Design — plus science, business, global issues, the arts and much more.
Find closed captions and translated subtitles in many languages at

Follow TED news on Twitter:
Like TED on Facebook:

Subscribe to our channel:

Translator:
Reviewer: Helena Bedalli Gjithmonë kam qenë i pasionuar
për kompjuterët dhe teknologjinë dhe kam bërë disa aplikacione për iPhone, iPod Touch dhe iPad. Sot dua t'ju informoj për disa nga ato. App im i parë unik ishte treguesi i fatit
qe e quajta Earth Fortune që të paraqiste ngjyra të ndryshme
të tokës varësisht nga fati juaj. Aplikacioni im më i dashur dhe
më i suksesshëm është Bustin Jieber, që është
(Të qeshura) që është Justin Bieber Whac-A-Mole. E krijova sepse shumë njerëz në shkollë nuk e pëlqejnë Justin Bieber, kështu që vendosa të bëjë një app. Pra vendosa ta programoj atë dhe e publikova pak para festave
në vitin 2010. Shumë njerëz më pyesin, si e bëra këtë? Shumë herë është sepse
personi që bën pyetjen dëshiron të bëjë një app
gjithashtu. Shumë fëmijë në ditët e sotme
i dashurojnë videogames, por tani ata duan t'i krijojnë ato dhe është veshtirë sepse jo shumë fëmijë e dinë ku të shkojnë të gjejnë si të bëjnë një program. Mendoj, për futboll,
mund të shkoni tek ekipi i futbollit. Për violinë, mund të merrni
mësime për violinë. Por çfarë nëse dëshironi
të krijoni një app? Dhe prindërit e tyre, prindërit e fëmijëve
mund t'i kenë bërë disa nga këto gjëra kur ishin të rinj, por jo shumë prindër kanë shkruar
aplikacione. (Të qeshura) Ku shkoni për të mësuar
si të bëni një app? Pra! Kështu unë iu qasa.
Kjo është çfarë bëra. Së pari, kam programuar
në shumë gjuhë te tjera programimi për të mësuar gjërat bazë, si Python, C, Java etj. Pastaj Apple hodhi ne treg iPhone dhe me këtë, pajisjen për
zhvillimin e softuerëve për iPhone, dhe pajisja për zhvillimin e softuerëve
është komplet i mjeteve për krijimin dhe programimin
e një app për iPhone. Kjo hapi një botë të tërë
mundësish për mua, pasi luajta pak me pajisjen
e zhvillimit të softuerëve bëra ca aplikacione,
bëra ca test aplikacione. Një nga ato ndodhi të ishte
Earth Fortune dhe isha gati për të vendosur
Earth Fortune në App Store dhe kështu i binda prindërit e mi
të paguajnë tarifën prej 99 dollarë që të kem mundësi t'i fus
app e mia në App Store. Ata u pajtuan dhe tani kam
aplikacione në App Store. Kam pranuar shumë interes dhe inkurajim nga familja, shokët, mësuesit madje edhe nga njerëz në Apple Store, dhe kjo ka qenë ndihmë e madhe për mua. Kam marrë shumë inspirim nga Steve Jobs dhe kam filluar një klub për app
në shkollë, dhe një mësues në shkollë me dashuri po
sponsorizon klubin tim. Çdo nxënës në shkollën time mund të vijë dhe të mësojë si të dizajnojë
një aplikacion. Kështu mund të ndaj përvojën time
me të tjerët. Janë këto programet e ashtuquajtura
iPad Pilot Programe dhe disa rajone i kanë ato. Unë jam mjaft me fat të jem
pjesë e njërit nga këto. Sfidë e madhe është,
si duhet shfrytëzuar iPad dhe çfarë aplikacione duhet
vendosur në iPad? Kështu që ne po pranojnë reagimet
e mësuesve në shkollë për të parë cilat aplikacione
do t'i donin ata. Kur ne dizajnojmë aplikacionin
dhe e shesim atë, do të jetë falas për rajonet lokale
dhe rajonet tjera të cilave ua shesim,
të gjitha paratë shkojnë tek fondacionet lokale për edukim. Ditët e sotme, nxënësit zakonisht
dinë pak më shumë se mësuesit ne lidhje me teknologjine.
(Të qeshura) Kështu që
— (Të qeshura) — më vjen keq
— (Të qeshura) — kështu që ky është një burim për mësuesit,
dhe edukatorët duhet të pranojnë këtë burim
dhe të bëjnë diç të mirë nga kjo. Do të doja të mbaroja duke thënë
çfarë do të doja të bëja në të ardhmen. Së pari, do të doja të krijoja më shumë
aplikacione, më shumë lojëra. Jam duke punuar me një kompani të palës
së tretë për të bërë një aplikacion. Do të doja merresha në programim
dhe zhvillim për Android, dhe do të doja të vazhdoja
me klubin tim për aplikacione, dhe të gjeja mënyra tjera për nxënësit që të shpërndajnë diturinë me të tjerët.
Faleminderit. (Duartrokitje)

Leave a Reply